Gjigandi gjerman Bayern Munich përmes një komunikate zyrtare ka konfirmuar që katër lojtarë dhe një ndihmës-trajner kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Rastet në fjalë do të mungojnë fillimin e seancave stërvitore, të cilat “Bavarezët” i zhvillojnë nga data 3 janar, përcjell KosovaPress.
Lojtarët si Manuel Neuer, Kingsley Coman, Correntin Tolisso, Omar Richards dhe Dino Toppmoller janë të gjithë vet-izolim si pasojë e testeve pozitive me Covid-19.
Nga informatat e Bayernit, treshja Neuer, Coman dhe Tolisso u kontraktuan me virusin në fjalë sa ishin duke kaluar në pushimet e tyre dimërore jashtë shtetit.
Neuer ishte në Maldive, Coman ishte në Dubai dhe Tolisso ishte në vendlindjen e tij, respektivisht në shtetin e Francës.
Stërvitjet në Ruckrunde ishin paraparë të fillonin më 2 janar, por për shkak të masave të reja të higjienës, seanca e parë do të fillojë më 3 janar ku të gjithë si lojtarët, trajnerët dhe stafi do të testohen me teste PCR.