Thursday, March 28, 2024
BallinaSportReal Madridi beson se mund të transferojë Mbappen dhe Haalandin në verë

Real Madridi beson se mund të transferojë Mbappen dhe Haalandin në verë

Klubi spanjoll, Real Madridi mendon se mund të blejë të dy superyjet e futbollit evropian, Kylian Mbappe dhe Erling Haland, këtë verë.

Los Blancos janë duke zhvilluar një super-sezon, duke qenë lider absolut në La Liga dhe kanë kaluar nga vendi i parë në raundit eliminator të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, drejtuesit e klubit madrilen ende mendojnë të përforcohen dhe këtë synojnë të bëjnë në afatin kalimtar të verës, pasi ky dimëror nuk duket se iu ofron aq shumë zgjidhje.

Sipas mediumit të njohur ESPN, Real Madridi po synon të lëvizë gjatë verës për transferimin e yllit të Paris Saint-Germain, Mbappe dhe atë të Borussia Dortmund, Haaland.

Mbappe thuajse iu bashkua Los Blancos nga PSG në verën e vitit 2021, por asnjë ofertë nuk u pranua nga klubi francez dhe ai pritet të kalojë si lojtar i lirë pas përfundimit të sezonit aktual.

Real Madridi gjithashtu mendon se do të jetë në gjendje të mund konkurrencën e disa prej klubeve elitare evropiane për të nënshkruar me yllin e Dortmundit.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT