Egzona, nëna e katër fëmijëve nga Podujeva që u raportua e zhdukur, i është lajmëruar familjes.
Këtë e ka bërë të ditur për TV Llapi, Albion Imeri, vëllai i saj.Ai ka treguar se ka folur me motrën përmes rrjetit social Snapchat, duke thënë se ende nuk e di vendndodhjen e saj, por që ka treguar se është mirë me shëndet.
Egzona është lajmëruar përmes qatij Snapchati që na ka shkruar më herët, na ka treguar se është mirë, vendodhjen nuk e dijmë, se nuk na ka treguar dhe as me kënd është nuk na ka treguar”, ka deklaruar ai.
Ndërkaq, Egzona i ka thënë vëllait se do të kujdeset ajo vet për fëmijë.
“Po normal që do të vazhdojë që të kujdesem për ta”, ka thënë shkurt ai.