Thursday, March 28, 2024
BallinaSportReal Madridi fiton ndaj Alcoyano, kalon tutje në Kupën e Mbretit

Real Madridi fiton ndaj Alcoyano, kalon tutje në Kupën e Mbretit

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Alcoyanos si mysafir me rezultat 3-1 në kuadër të Kupës së Mbretit.

Fillimi i ndeshjes takoi Alcoyanos, që kishin disa raste të mira, por që nuk shënuan.

Në rastin e parë serioz Real Madridi arriti të shënojë, ku Eder Militao gjeti rrjetën për 1-0.

Në pjesën e dytë ndeshja u ringjall, pasi që vendasit arritën të barazonin kur zhvillohej minuta e 66-të, kur Dani Vega arriti ta mposht Andriy Lunin për 1-1.

Marco Asensio arriti të shënojë në minutën e 77-të për të kthyer epërsinë në 2-1.

Pas dy minutash edhe Isco arriti të gjejë golin dhe të shënojë për 3-1.

Real Madridi kalon në 1/8 e finales në Kupën e Mbretit

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT