PËR MUA NUK KA FUND
“Çdo fillim e ka një fund”
E thua ti
E unë them
Se fundi nuk do të vijë
Asnjëherë
Isha mes luleve
Në dheun e njomë
Ku loznin gjarpërinj
Çdokund
Ika në burgun tim
Larg nga çdo shikim
I’u ngjita shkëmbit
Ku u ndjeva si zambaku
E dashuruar pafundësisht
nga ai
E doja ftohtësinë
Dhe zjarrin e tij
Pa fund
U ofruan gurë
Që rrokulliseshin
Rreth meje
Më thanë për ty
S’ka vend aty
Andaj, u ktheva
Në burgun tim
Të të lë ty të qetë
O shkëmbi im
Ndoshta ty të dukem
Zhgënjim
Por jo, mos e mendo
Unë jam vdekja e vetes sime
E ngadalshme
Në netët pa gjumë
Vetëm e vetëm
Të ta ruaj qetësinë Ty
Dhe gurëve tuaj
Që nuk duan të të ndajnë
Me askend
E ti do mbetesh
Përherë
Shkëmbi im