Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poeten Selvije Kadriu

Çaste poetike me poeten Selvije Kadriu

PËR MUA NUK KA FUND

Çdo fillim e ka një fund”

E thua ti

E unë them

Se fundi nuk do të vijë

Asnjëherë

Isha mes luleve

Në dheun e njomë

Ku loznin gjarpërinj

Çdokund

Ika në burgun tim

Larg nga çdo shikim

I’u ngjita shkëmbit

Ku u ndjeva si zambaku

E dashuruar pafundësisht

nga ai

E doja ftohtësinë

Dhe zjarrin e tij

Pa fund

U ofruan gurë

Që rrokulliseshin

Rreth meje

Më thanë për ty

S’ka vend aty

Andaj, u ktheva

Në burgun tim

Të të lë ty të qetë

O shkëmbi im

Ndoshta ty të dukem

Zhgënjim

Por jo, mos e mendo

Unë jam vdekja e vetes sime

E ngadalshme

Në netët pa gjumë

Vetëm e vetëm

Të ta ruaj qetësinë Ty

Dhe gurëve tuaj

Që nuk duan të të ndajnë

Me askend

E ti do mbetesh

Përherë

Shkëmbi im

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT