1.Në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj do të duhej të shkruhej:
`Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët.`”
2.“Sa lehtë përdorë njeriu fjalë të mëdha për të mëshehur nën ‘to intriga e për të shfrytëzuar zemërime të veçanta.”
3.“Njerëzit e paditur, në shumicë, rrojnë më tepër se të diturit, se këtyre u punon nat’ e ditë mëndja e ashtu u prishet më shpejt organizmi.”
4.Instinkti kombëtar është konkluzioni që një popull nxjerr nga shumë shekuj përvojë. Ky instinkt nuk të gabon asnjëherë.
5. Rinia është e çiltër dhe çiltërsia është armiku i natyrshëm i sharlatanëve.
6. Nuk mund të lexohet nëpër rreshta ajo çka nuk ekziston.
7.Pa dyshim, çdo parti ka të drejtën, madje dhe detyrën të shtojë radhët e veta në dëm të atyre që i kundërvihen.