Tuesday, October 4, 2022
BallinaLajmeA do të lirohet Kadri Veseli për të marrë pjesë në varrimin...

A do të lirohet Kadri Veseli për të marrë pjesë në varrimin e nënës, flasin nga Specialja

Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Angela Griep, në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express ka deklaruar se Paneli përgjejgës do të vendosë për kërkesën që Kadri Veseli që ta marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të nënës së tij që vdiq sot në mëngjes.


Griep ka thënë se Specialja u lejon personave që janë në paraburgim të bëjnë kërkesa për raste të tilla.

“Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u lejon personave të ndaluar që të bëjnë kërkesa te paneli përgjegjës, kur ka bazë bindëse humanitare. Paneli do të vendosë për këto kërkesa”, tha Griep.

Zëdhënësja e Speciales nuk dha detaje shtesë në Kadri Veseli ka bërë kërkesën për të marrë pjesë në varrim.

“Të gjitha dokumentet publike, përfshirë dokumentet e dorëzuara nga Mbrojtja dhe vendimet nga gjykatësit, janë të publikuara në uebfaqen e Dhomave të Specializuara të Kosovës”, tha ajo kur u pyet nga Gazeta Express nëse Veseli ka bërë kërkesë tek Paneli përgjegjës. /Gazeta Express

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT