Copëzat e zemrës…
Do i mbledh copëzat e zemrës,
Në yje të vegjël imagjinarë,
Do vallzoj me to rreth hënës,
M’i coptuat, por nuk jam vrarê.
Do t’i mbledh pikat e lotit,
Ah, sa shumē që kam lotuar!
Po, po, pra, unë krijesa e Zotit,
Do t’i thaj, duke qeshë e vargëzuar.
Fyerjet, tradhëtitë, poshtërimin,
Tufë trishtimi, jo karafila,
Mbledhur në vazon e harrimit,
Këngës ia marr me bilbila.
Netët pa gjumë qëndruar,
Me hijen e zezë të pikëllimit,
Serenatë kam kompozuar,
Vetes, qendresë e rezistimit.
Forcën time ju kam kujtuar.
Copëzat e shpirtit të robëruar,
Mbledhur brenda si agime,
A kisha faj që ju kam besuar,
Duke iu fal rininë, jetên time!?
Loti i shpirtit.
(bazuar në ngjarje tê vêrtetë)
Më prit ylli im ,një djalë i tha vajzës.
Rrezet e diellit dashuror në gji m’i ruaj ,
Ma sill mbretërinë hyjnore të parajasës.
Çuditërisht sot e bëre atë vashëz të vuaj.
********
Dikur i thërriste ajër im ,zemër , jetë.
Nga goja e tij dalin si plumba sharjet.
Shtangu e habitur ajo se besonte vërtet.
Maskilizmi i tij me batuta nisi talljet.
*******
Specie në zhdukje ,je iu drejtua asaj,
Nuk e di si mund të fyhet ashtu një femër .
U shëmb u rrënua pa pritur botë e saj.
Mbante qëndrim , thika ngulitej në zemër.
********
Bukuroshja nuk reagoi si ai të ofendojë,
Me lotë nē sy i tha nuk jam unë si ti djalë,
Veç vdes asnjë njeri se lē tē mē lëndojë.
Njeri jam marr vesh pa fyerje , me fjalë.
Tashmë brenda asaj kornize luhej dramë.
**********
Heshtja kaploi botën e saj tê pafaj,
Qortonte veten si u bë lojë e tija ashtu.
Përse gjithmonë ne vetes i vëmē faj.?
Kur e dimē qē realiteti nuk është kështu.
*********
Ne njerëzit vrasim njeri tjetrin me faj e pa faj,
Ndodhi e vërtet , muzë rënduar në vargje.
Bota e femres e brishte lênduar paskêtaj.
Lulet mos i thani kur i këpusni në baçe.
********
Ato duan kujdes ngrohtësi , dashuri.
Se ato dhurojnë aromën e tyre e lumturi.
Mos ju lutem , mos i lëndoni bijat e dikuj.
Se nesër nuk i dihet , vajza yte do tê vuj.
********
Prandaj mos bëni t’ i dali loti i shpirtit
Askuj.
Bijë e malësorit ….
Malësore jam, bijë e malësorit,
rrit me vlera tona e me tradita.
Ujë të ftohtë kam pi prej kronit,
Në bjeshkë t’ mia, shtatin rrita.
Në tel t’sharkis, besa u burrnova,
me babin tim, trimave u kënduam.
Çikë tropoje, gjithmonë, u krenova,
Sa herë, dikush më pyeste mua…
Malësore jam, bijë e një malësorje.
Në djep, nëna më rriti me këngë,
më mësoi, si të luftoj në llogore,
Nëse armiku i lig, pritën ma zë.
Bijë e fisit të Krasniqes, me rrënjë,
Mbesë e Bytyqit me fis të sojit …
Rritë në oda burrash .. e rrëfenjë,
këngën e kisha flakë të barotit.
Me tupan kërceva, vallen e Tropojës.
Me krahët e hapura, si të Shqiponjës.
Plisin në kokë, si djal’ i babës, mbajta.
Në kujtim të tij, vargun himn e qajta.
Oj Malësia, e Gjakovës legjendare,
derë trimash,
rrite plot burrni.
Sa ma ban këtë zemër krenare,
Kur vargëzoj, e shkruaj për ty.
Ndaj, më vjen aq madhështore,
E imja poezi..