Sunday, December 22, 2024
BallinaVitrina e libritCikël poetik me poeten Valbona Ahmeti

Cikël poetik me poeten Valbona Ahmeti

Gulçon shpirti

Zbehur agimet

Muzgjet errësuar

Veshur shpresat

Me mantel premtimesh

Brodhën ëndrrat

Një ditë u lodhën…

E vetmja

Shkëndijë shprese

Diku larg migruar

Fatet turrën

Të harlisura

Rrugëve pakrye

Një tingull dhembje

Vjen gërryer

Për folen boshatisur

Kërkesat përgjumur

Gjithçka në heshtje kapluar

Lozin parreshtur

Fajtorët maskuar

Qielli në gri shtruar

Retë rënduar

Derdhin lotin e tyre

N’fyt fjalë e lidhur

Gulçon shpirti

Për ajkën mërguar

……………………………………………………..

Do të kthehesh sërish

N’vend të flladit pranveror

Floku yt ujvarë derdhur

Braktisi natën, hëna kurorë

Zuri vend e jotja vetull

Vështrimin tretur diku le

Në veri ku ngrin dëbora

Fshehe diellin, nxore retë

Akull shkrive me sytë e zjarrta

Hodhe hapin butësisht

N’sokak ndjeka siluetë

Zbehe ylberin, le buzëqeshjen

Buzë e tharë një puthje n’pritje

Terri natën kur verboj

Pas shikimit le ndriqimin

I shkalluar pas lash vrapin

N’mendje mbeti veç kujtimi

Nise rrugë shigjeve t’ikjes

Kënga jonë mbeti n’harrim

Vetëm refrenin përsëris

N’krahët e mi do t’kthehesh sërish.

…………………………………………….

Shpresoj kohë të vij përsëri

Kur ti ike si në mjegull humba

Pse s’të kam prapë nuk e di

nuk pendohem pse aq të desha

shpresoj kohë të vij përsëri

po të kem rast të më kthehesh prap

do të fluturojm në qiellin më të lart

diku do të ndalemi mbi të bardhat re

atje ti numërojm ëndrrat një nga një

atje do të flasim me qiejt natën vonë

hënës t’ia tregojm ëndrrën tonë

nuk do ti kërkojm asgjë tjetër asaj

vajzën të na e pagëzoj me emrin e saj

pastaj yjet një nga një do ti vështrojm

më të ndriturin ta ndalojm

do ti lutemi po ashtu dhe atij

djalin të na e pagëzoj me emrin e tij.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT