Ka shkuar në 20 numri i protestuesve të shoqëruar pas tubimit të Sali Berishës që degjeneroi në dhunë në selinë e PD-së.
Një pjesë e personave të shoqëruar janë vëzhguar nga agjentët e policisë, civilë që ishin pranë vendit të ngjarjes në momentin që shqyen derën kryesore, thyen xhamat, shkatërruan kamerat dhe u ngjitën në katin e dytë me shkallë.
Drejtuesja e prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj me grupin hetimor dhe drejtuesit e policisë së Tiranës ndodhen në selinë e PD-së për të mbledhur provat për të çuar përgjegjësit e dhunës përpara drejtësisë, shkruan Abcnews.
Ditën e sotme pas më shumë se tre orësh protestë dhe dhunë, Sali Berisha u tërhoq duke mbyllur tubimin me premtimin se do të rikthehet sërish deri në arritjen e qëllimit final që është largimi i Lulzim Bashës nga zyra.