Një aksident i rëndë trafiku është shkaktuar mbrëmjen e sotme në fshatin Sibovc të Komunës së Podujevës. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore ka pësuar një person.
I njëjti është dërguar për trajtim të mëtujteshëm mjekësor.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka theksuar se lidhur me rastin tashmë policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të kryer një hetim dhe për të zbardhur shkaqet e këtij vetaksidenti.
“Sot rreth orës 19:00 në fshatin Sibovc të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka marrë, trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tha ajo.