Saturday, October 1, 2022
BallinaLajmeZjarr i madh në Njew York, vdesin 19 persona, në mesin e...

Zjarr i madh në Njew York, vdesin 19 persona, në mesin e tyre nëntë fëmijë

Të paktën 19 persona kanë vdekur, përfshirë nëntë fëmijë, si pasojë e një zjarri masiv sot në qytetin e Nju Jorkut, thanë zyrtarët, raporton ABC News.


Më shumë se 60 persona u plagosën nga zjarri, sipas Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit të Nju Jorkut.

Më shumë se 200 zjarrfikës mbërritën në vendin e zjarrit që shpërtheu në katin e tretë të një ndërtese në Bronx, thanë zyrtarët.

Shumë nga të plagosurit ishin në katet e sipërme në kohën e zjarrit, shtuan zyrtarët.

Të paktën 13 të tjerë kanë lëndime kërcënuese për jetën në spitalet e Bronxit, thanë zyrtarët.

Shumë nga viktimave të plagosura ndodheshin në katet e sipërme, thanë zyrtarët, duke shtuar se ata ka të ngjarë të vuanin nga thithja e rëndë e tymit, tha komisionari i Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit të Nju Jorkut, Daniel Nigro, gjatë një konference për shtyp të dielën pasdite.

Pamjet në rrjetet sociale tregojnë zjarrin që ka dalë nga xhamat e banesave dhe zjarrfikësit kanë nisur të marrin telefonata pak para orës 11:00 me orën lokale nga banorët e kateve të sipërme. Ndërkohë zjarri është lokalizuar, përcjell ABC News.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT