Saturday, July 27, 2024
BallinaUncategorizedKëto dy klube angleze që janë vënë pas Vedat Muriqit

Këto dy klube angleze që janë vënë pas Vedat Muriqit

Vedat Muriqi mund të përfundojë në futbollin anglez, me dy skuadra tashmë që raportohet se kanë shfaqur interesim për të.


Sulmuesi i kombëtares së Kosovës nuk ka kaluar aspak mirë me Lazion dhe pritet të largohet nga kryeqyteti italian.

Sipas raportimeve të fundit nga Calciomercato, Muriqi ka zgjuar interesim në Premier League, nga skuadra e Leeds United.

Edhe Hull City interesohej për lojtarin, por tashmë thuhet të kenë kthyer vëmendjen kah opsione të tjera.

Muriqi aktualisht ka bllokuar merkaton e Lazios, pasi skuadra nuk po pranon ndonjë ofertë zyrtare për të.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT