Thursday, March 28, 2024
BallinaLajmeThe Economist’ pretendon se numri i shqiptarëve të vdekur nga Covid-19 është...

The Economist’ pretendon se numri i shqiptarëve të vdekur nga Covid-19 është më i lartë

Revista e njohur britanike “The Economist” ka bërë një raportim mjaft të detajuar në lidhje me numrin e vërtetë të vdekjeve të shkaktuara nga pandemia, ndryshe nga sa janë raportuar nga institucioneve përgjegjëse. Pas përpunimit të të dhënave nga 186 shtete të botës, përfshirë edhe Shqipërinë, “The Economist” ka dalë në përfundimin se numri real i viktimave nga pandemia në të gjithë globin nuk është 5.5 milion, por rreth 19.1 milion. Kjo shifër është gati katër herë më e lartë nga ajo që kanë raportuar zyrtarisht shtetet.


Te kjo shifër nuk janë vetëm ata që kanë vdekur drejtpërdrejt nga koronavirusi, por edhe pacientë me sëmundje të tjera, të cilët nuk kanë mundur të marrin mjekimin apo shërbimin e duhur për shkak të mbushjes së spitaleve apo orientimit të resurseve kryesisht në drejtim të përballimit të pandemisë, raporton abcnews.al.

Për të arritur në këtë tregues, “The Economist” ka përdorur një model kompjuterik, i cili ka krahasuar vdekshmërinë në kushte normale të popullsisë në një rajon dhe kohë të caktuar me numrin e të vdekurve të deklaruar nga autoritetet pavarësisht shkakut të tyre.

Pjesa e dalë “tepër” në këtë raport është ajo që “The Economist” e konsideron “vdekje pa ndonjë shkak tjetër”, nisur edhe nga fakti se në rajonin në fjalë s’ka patur ndonjë katastrofë, duke e lidhur kështu drejtpërdrejt me pandeminë.

Sa i përket Shqipërisë, duke iu referuar metodologjisë së mësipërme, “The Economist” vlerëson se numri real i të vdekurve për shkak të pandemisë varion mes 12 mijë dhe 15 mijë personave, ndërkohë që shifra zyrtare e deklaruar si të vdekur nga koronavirusi është 3 247.

Sa persona kanë humbur jetën për shkak të Covid-19? Përgjigja varet si nga të dhënat e disponueshme, ashtu edhe nga shkaku. Shumë njerëz që kanë humbur jetën për shkak të  SARS-CoV-2 nuk janë testuar kurrë dhe në këtë mënyrë nuk janë pjesë e të dhënave zyrtare.

Anasjelltas, disa njerëz, vdekjet e të cilëve i janë atribuar Covid-19, kishin sëmundje të tjera prej të cilave mund të kishin vdekur. Madje disa prej tyre  vdiqën për faktin se spitalet ishin të tejmbushur me pacientë me Covid-19  dhe ata nuk mund të merrnin dot  trajtimin e duhur.

Në vend që të përpiqemi të bëjmë dallimin midis shkaqeve të vdekjes, qasja e The Economist është të dijë shifrat e sakta. Metoda standarde e gjurmimit të ndryshimeve në vdekshmërinë totale janë “vdekjet që nuk janë regjistruar”.

Ky numër është hendeku ndërmjet numrit të njerëzve që kanë vdekur në një rajon të caktuar gjatë një periudhe të caktuar kohore, pavarësisht nga shkaku, dhe sa viktima do të kishim nëse do të kishin ndodhur në rrethana të tjera, raporton abcnews.al

Megjithëse numri zyrtar i vdekjeve të shkaktuara nga Covid-19 është tani 5.5 milion, në fakt mendohet se numri i vdekjeve është 19.1 milion.  Kjo për shkak se llogaritja e vdekjeve shtesë  për të gjithë botën është komplekse dhe e pasaktë.

Duke përfshirë statistikat e publikuara nga njësitë nën kombëtare si provincat ose qytetet, midis 156 vendeve të botës me të paktën 1 milion njerëz, The Economist mblodhi të dhënat për vdekshmërinë totale nga vetëm 84 prej tyre.

Disa nga këto vende përditësojnë rregullisht të dhënat e tyre; të tjerët i kanë publikuar vetëm një herë. Për të plotësuar këto boshllëqe, The Economist ka ndërtuar një tabelë, i cili vlerëson numrin e viktimave shtesë për çdo vend çdo ditë që nga fillimi i pandemisë. Ai bazohet si në të dhënat zyrtare të vdekshmërisë së tepërt ashtu edhe në më shumë se 100 tregues të tjerë statistikorë.

Vlerësimet e mësipërme rajonale janë grumbullime të të dhënave për vende të veçanta. Dallimet midis vendeve në shkallën dhe frekuencën e testimit për SARS-CoV-2 – të cilat, së bashku me ashpërsinë e pandemisë, përcaktojnë numrin zyrtar të viktimave nga Covid-19.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT