Lidhja e tyre ishte nga ngjarjet më të diskutuara brenda shtëpisë por edhe jashtë.
Beatrix dhe Donald u përballën me kundërshtime të ashpëra për lidhjen pas takimit të këtij të fundit me ish të dashurën e tij Bora Zemani dhe shpresave se gjërat po rregulloheshin mes tyre.
Pas spekaklit të mbrëmshëm çifti kanë diskutuar dhe kanë vendosur të vazhdojnë vetëm.
Beatrix shprehu rezerva në lidhje me qëndrimin e Donaldit, që sipas saj ka qenë duke u ftohur dita ditës.

“E kam shumë të vështirë që të flas me ty, as nesër as pasnesër, as deri sa të mbaroj ky format.Po e kthej nga të gjitha anët, mendoj se t’i duhet të jesh vetëm. Mirë të ta them atë që mendoj, në shumë raste ti je fëmijë. Nuk jam unë robot, kam dhe unë mendjen time”, tha Donaldi ndër të tjera.
“Nuk po ta kërkoj këtë gjë, asgjë s’po të kërkoj tha më tej”, tha Beatrixa, ndërkohë aktori më tej shtoi, “Mendoj se ti duhet të jesh vetëm”.