Thursday, December 26, 2024
BallinaSportLewandowski shënon tre gola në fitoren e thellë të Bayernit ndaj Kolnit

Lewandowski shënon tre gola në fitoren e thellë të Bayernit ndaj Kolnit

Pas humbjes nga Borussia Munchengladbahu, Bayerni i Munihut iu është rikthyer fitoreve në Bundesliga.


“Bavarezët” e kanë mposhtur Koljin me rezultat të thellë 4-0 si mysafir, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 19-të të kampionatit gjerman.

Sulmuesi polak Robert Lewandowski ishte njeriu kryesor i ndeshje duke realizuar tre gola në minutët 9’, 62’ dhe 74’, kurse golin tjetër e realizoi mesfushori Corentin Tolisso në minutën e 25’.

Bayerni mbetet lider i tabelës me 46 pikë, gjashtë më shumë se Borussia Dortmundi në vendin e dytë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT