Cristiano Ronaldo nuk ka arritur të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Aston Villa.
Ylli portugez, së bashku me Marcus Rashford, nuk janë të përfshirë në listën e skuadrës për ndeshjen e sotme, të cilën United e luan ndaj Aston Villa.
CR7 mungoi edhe në ndeshjen e kaluar, dhe krejt kjo si pasojë e një lëndimi të vogël muskulor, përcjell lajmi.net.
Edhe ndeshja e kaluar ishte kundër Aston Villa, por në kuadër të Kupës.
Ronaldo, 36 vjeçar, nuk po kalon formën e tij më të mirë të mundshme – ose atë që jemi mësuar ta shohim viteve të fundit.
Megjithatë, mungesa e tij konsiderohet si mungesë e rëndësishme për ‘Djajtë e Kuq’.