KËNGA E LAHUTËS E PAKËNDUAR
Këndohet këngë e sofrës së larë me lot
Vajton nëna birin që i vdiq sot
Ja fshin gjakun në kraharor t’bekuem
I ra pika n’zemër t’helmuem
Ku më mbete o studenti i nënës
İshe diell yll e dritë e hënës
Qysh ia kalle ti këtë zemrën nënës
M’u verbuan sytë bir kur të pashë të vrarë
Trupin tënd bir si ta shpije në varr
Kur ti vë nëna librat nën kokë
Si s’u shemb kjo e zeza tokë
Si s’u shemb e si s’u bë hi
Zemra ime na u bë shkemb
Baba yt bir e di si te rriti
Dritën tënde yll në ty ai e priti
Ju verbuan sytë bir kur të pa të vrarë
Më mirë vdeksha bir sa të jem gjallë
Gjakun tënd bir do ta ngrejnë dolli
Kupat do tı, zbrazin e kënaqen duke pi
Kënaqu or katil kënaqu o mizor
Se gjaku i birit tim do të jetë muze
Pranë së cilës çdo shqiponjë
Do të ngre fole mbi Kosovën nënë
Mbi varrin tënd bir
Do të shndrısë diell e hënë.
Ato vite kur studentëve u shkeleshin të drejtat dhe humbën jetën shumë prej tyre
……………………………………………………………………..
İKjE PA DASHJE
Ku vajte ku mbete
Vendin e la te zbrazet
La gjuhen te shtrejten
E pyeta grurrin me kallinje
Ai vetem heshti
Dhe thirra me te madhe
O nënê shqiponje a po mê dêgjon
Andej nga shkone evrope azi amerike
U bën te fala gjithê njerëzve të mi
Dhe thuaj se Kosovën e mbyti varfërria mjerimi e uria.
I pyta valêt e detit
Ku mund gjejme shtegtim
As qielli i murrmê s’më jep dot shpjegim
As toka e molisur s’me jep ngushëllim.
As guri fortë qê më rri soditur
Edhe muranat po të rêzohen mbi mua se gjej dot veten jam e haruar
………………………………………………………..
ME ÇO NJE FJALE VENDLINDJA IME
Po ta leshoj një ze oj nene
Po ta leshoj një ze atdhe
O Prizren të leshoj ze
Ne çdo shtepi e në çdo votër
Po leshoj ze që nga Izmiri
që Egeja ja lag brigjet
Ty Prizren, qytet me İ miri
se nga malli, shpirti me digjet!
Nuk desha nga ti te largohem
e të shkoja në dhe te huaj
Te më falë të nenshtrohem
se larg teje fort po vuaj!
Ti e di jam bija jote
ndaj në zemër përherë te kam
kudo te shkoj rreth kësaj bote
sytë përlotur për ty kam!
Me ço një fjalë vendlindja ime
Prizreni İ bukur,qytet me histori
më zhytë thellë nëpër kujtime
më bëj nder, aty me mbaj
Dhe Izmiri s’është i keq
këtu kam folenë e re
por s’më hy ne sy fare asgje
para teje ku kam le!
Ndaj për ty sa të kem jetën
do kem mall, s’të heq nga mendja
vargje për ty do hedh mbi letrën
Veç për Ty do të këndoje