Thursday, April 25, 2024
BallinaLajmeShifra alarmante të të infektuarve në 24 orët e fundit

Shifra alarmante të të infektuarve në 24 orët e fundit

Shifra të larta të të infektuarve janë shënuar në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të fundit nga IKSHPK, shkruan Gazeta Metro.

771 raste janë shënuar nga 6,553 të testuar.

Në këto 24 orë nuk është shënuar asnjë viktimë, ndërsa janë shëruar 119 qytetarë.

RAPORTI I PLOTË:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.064 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.716.223 doza të vaksinës.
Deri më sot 796.031 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 32.414 doza përforëcuese dhe 2.165 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 6.553 testime, 771 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 119 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.651.
Në total numri i rasteve aktive është 4.489.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT