Friday, April 19, 2024
BallinaSportBenzema mund të largohet gjatë verës nga Real Madridi

Benzema mund të largohet gjatë verës nga Real Madridi

Sulmuesi Karim Benzema mund të largohet nga Real Madrid, në rast që sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland vendos t’i bashkohet klubit spanjoll.Francezi ka kontribuar me 17 gola dhe shtatë asistime në 20 paraqitje në La Liga këtë sezon, me Real Madridin që shihet si favorit për La Liga-n.Sidoqoftë, “El Nacional” raporton se 34-vjeçari mund të largohet pas 13 viteve te Reali dhe mund të rikthehet te ish skuadra, Lyon.Raporti shton se Benzema nuk do ishte i lumtur me ardhjen e Haaland, prandaj do preferojë largimin para se të qëndrojë në stol.Kontrata e Benzemas skadon në vitin 2023, me presidentin Florentino Perez që i ka ofruar mundësinë e rinovimit, por lojtari e ka refuzuar.Ndërkohë, edhe PSG mund të interesohet për francezin në rast që Zinedine Zidane merr drejtimin e “Parisienëve”.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT