Friday, March 29, 2024
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poeten Albina Ceka

Çaste poetike me poeten Albina Ceka

SHKËLQE O DIELL!


Kur rrezet e diellit nuk i shijon.
Kur hënën e yjet nuk i vrojton.
Kur qiellin e malet nuk i përshendet,
shpresa brënda teje fillon e vdesë.
Mos e fyshkë jetën në errësirë.!
Shijoje natyrën dhe kur s’ka diellë.!
Shijoje jetën, duaje veten shumë,
se ikën rinia, vitet ikin si lumë.
E për ata ,që s’ja dalin dotë.
Shkëlqe o diell, shkëlqe më fortë !
Ju yjet në qiellë e ti hënë e plotë,
ndriçoni natën, ndriçoni më fortë.!
Dhuroni diellit pak dritë në mëngjes,
mos lejoni, që shpresa atyre t’ju vdesë.
Terri i ditëve është i pamëshirë.
Ç’të bëjë njeriu në errësirë?
Veç të kalbet deri në brijnë.
Ç’të bëjë njeriu i shkretë,
nëse lumturitë terri, ja vretë.?
E për ata,që s’ja dalin dotë.
Shkëlqe o diell, shkëlqe me fortë!

……………………………………..

FLUTURIMI I SHQIPES!

Me krahët e shqipes, fluturimin mora.!

Rrufe u nisa, në atë rrugë të artë.

Disa me uruan rrugë të mbarë,

të tjerë nga zilija, trilluan e shanë.

Shumë më morën,për një princeshë.

Unë e di, jam femër e thjeshtë.

Të tjerë menduan,siç ju vinte mbarë,

harruan, se ka femra, me karakter të rrallë.

Mora, mora fluturimin si shqipe e radhë,

Si bilbili cicërimat,në vargje lidha fjalë.

Melodia tingëlloj bukur në atë vargë e

kudo ushtojë, ajo muzikë e rrallë.

Fluturimin se ndala, as nuk e ndaloj,

rrugët e panjohura,jo nuk më frikësojnë.

Se jam femër e rritur me halle,

në tokën e bukur Shqiptare.

Me krahët e shqipes do të flatëroj ,

se jam Dardane, jamë syshqiponjë.

Ligësitë e kësaj bote,jo s’më ndalonjnë,

se yjet lartë në qiell,ne na drejtojnë.

……………………………………………….

SFIDOJE JETËN !

Me mendje të kthjellët e shpirt të lirë,

nga çdo gabim kupto, kupto e nxirrë mësim!

Jeto i lirë, pa paragjykim.!

Të keqes STOP, se nuk ka kthimë!

Mblidhi gabimet, hidhi n’humnerë!

Rrugën e shpirtit,bëje pranverë!

Falje kërkoi, atij, që sjellë verë

e thuaj botës,ja ku më ke.!

Jeto,sfido,jeto ti pa smirë!

Të keqes STOP, se prapa s’ka kthimë!

Largoje trishtimin, jeto ti mirë,

mes botës rehatohu, ndjehu i lirë!

Jeto, ringrihu mos rri i shtrirë!

Në këmbë, dielli shihet më mirë.

Nxirrë nektarin , që ke në shpirtë.

Lufto, se jeta, jeta është sfidë!

Sfido veten , thuaj ja dalë.

Në rrugën e drejtë, askush s’më ndalë.

Sfido të keqen, hidhe mënjanë!

Bëhu ti njeri,njeri i mbarë, shembull për tu ndjekë,nga bota mbarë.!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT