Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar një grua të moshës 41 vjeçare, pasi ka kërcënuar burrin e saj me vrasje, shkruan Gazeta Metro.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka njoftuar se rasti kishte ndodhur gjatë muajit korrik të vitit 2021, kur viktima kishte pranuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese nga e dyshuara duke e kërcënuar me vrasje.
Më poshtë ju sjellim detaje nga Policia për këtë rast:
Andaj sot, e dyshuara S.H e lindur në vitin 1981, u ndalua nga hetuesit policor dhe e njëjta u arrestua për veprën penale të kanosjes dhe dhunës në familje, e njëjta është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës. Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili lëshoj aktvendim për ndalim në afat prej 48 ore. Me rastin dhe zhvillimin e hetimeve po merren zyrtarët policor në stacionin Prizren-Veri.