Thursday, March 28, 2024
BallinaLajme‘Do të të vrasë’: Arrestohet gruaja 41 vjeçare në Prizren që kërcënoi...

‘Do të të vrasë’: Arrestohet gruaja 41 vjeçare në Prizren që kërcënoi burrin me vrasje

Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar një grua të moshës 41 vjeçare, pasi ka kërcënuar burrin e saj me vrasje, shkruan Gazeta Metro.


Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka njoftuar se rasti kishte ndodhur gjatë muajit korrik të vitit 2021, kur viktima kishte pranuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese nga e dyshuara duke e kërcënuar me vrasje.

Më poshtë ju sjellim detaje nga Policia për këtë rast:

Andaj sot, e dyshuara S.H e lindur në vitin 1981, u ndalua nga hetuesit policor dhe e njëjta u arrestua për veprën penale të kanosjes dhe dhunës në familje, e njëjta është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës. Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili lëshoj aktvendim për ndalim në afat prej 48 ore. Me rastin dhe zhvillimin e hetimeve po merren zyrtarët policor në stacionin Prizren-Veri.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT