Sunday, December 22, 2024
BallinaSportReal Madrid mposht Bilbaon dhe fiton Superkupën e Spanjës

Real Madrid mposht Bilbaon dhe fiton Superkupën e Spanjës

Real Madrid e ka nisur këtë vit në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar Superkupën e Spanjës për herë të 12-të në histori të klubit.

“Los Blancos” që eliminuan rivalin e përbetuar, Barcelonën në gjysmëfinale, shënuan fitore komode në finale ndaj Athletic Bilbaos me rezultat 2 – 0, shkruan Gazeta Ciceroni

Real Madrid dominoi qysh nga minuta e parë në tërë ndeshjen, duke krijuar aksione të shumta, por që përfunduan në rrjetë vetëm dy herë.

Ishte mesfushori Luka Modric që i dha epërsinë Realit pas një asistimi të Rodrygos duke shënuar një eurogol (38’), rezultat me të cilin edhe përfundoi kjo pjesë.

Me fillimin e pjesës së dytë, nga një goditje e Karim Benzema, mbrojtësi i Bilbaos preku topin me dorë dhe pas rishikimit të VAR-it, u akordua 11-metërsh për madrilenët.

Nga pika e bardhë nuk dështoi francezi që me këtë gol, vulosi fitoren në finale dhe Real Madrid fitoi Superkupën e Spanjës.

Bilbao kishte rastin e artë të ngushtonte epërsinë dhe të provonte ndonjë përmbysje, por gjuajtjen e Raul Garcias nga pika e bardhë e ndali Courtois me këmbë (89′).

Përpos Superkupës, Real Madrid shihet si favoriti kryesor edhe për La Liga-n, pasi janë pesë pikë prapa Sevillas, që qëndron si pozitë e dytë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT