Atje ku lind dielli…
Atje ku lind dielli,
agimi ngjyen me penelin magjik
konturet e maleve.
Ata, krah për krah
janë gati t’ia marrin valles!
Shkunden ledhatueshëm
velit të hollë prej mëndafshi,
grimcat e vogla të dritës,
shpërndahen t’hutueme
e t’marrakosuna, tuj shty
ma n’perëndim
hijen e murrme
të tokës së përgjumun!
Majapemët vezullojnë
e ndezin njena-tjetrën,
tuj përcjellë dashnisht
at bekim hyjnor të dritës në agim.
E manej del kreshta e zjarrtë e diellit!
Ngeshëm e me sigurinë e luanit,
me prenë e tij ndër kthetra,
zapton tanë vendin
tuj shpalos krenueshëm
shndritjen e tij verbuese…
Ndër fushat e shtrime,
si me dorën e një fmije
që s’ka msu ala me majt drejt penelin,
luledelet shkundin kryet
e kthehen tuj buzqesh me shend…
E petalet e bardha hapen,
si me dasht me u përkëdhel
me frymën e ditës së re…
Atje ku lind dielli
kam lanë edhe unë
një pjesë të shpirtit tem!
Një pjesë shpirti
që më pret
e nuk din me u nxe!
…………………………………………………………..
Sytë m’u tjetërsuen!…
Sot m’u tjetërsuen t’shkruemit sy!…
Ma ndrruen ngjyrën!…
Morën ngjyrë gri,
si qielli i zaptuem
perçesh t’laguna resh
që ecin varg n’heshtje,
t’përzanuna
prej nji ere që s’mund t’shtyjn as brakushet e veta mbush n’rreshje!…
Morën ngjyrën kafe,
si toka e njomun shiut
që n’mllaçitje balte nuk ngihet!
N’përçudnim prap lyp
e lotsh t’mi lpihet!…
Morën ngjyrë pemsh t’zhveshuna gjethesh,
me trungje kërcijsh t’dalun,
t’krrusun prej peshës s’fustanit t’nusnisë që moti n’pranverë
ja pat falun!
Morën ngjyrë gjallesash t’zhytuna letargut n’dimnim,
tuj u dridh prej lagshtit
q’u ther n’palcë
dihatshëm n’idhnim!…
Morën ngjyrë çatish
që jargaviten lotësh t’përmallun për rrezet diellore n’dashnim,
si unë që me shpirt pezull
pres me i pa,
kah shkyejnë t’zezat perçe resh,
me nxeh kyt shpirt,
t’harruem n’mërgim!…
………………………………………………………..
Mall bjeshke!
Nuk po du sot me mendu,
asnji brenge e asnje hall.
Edhe rete du me i largu
me dore teme,permbi ball.
S’du as hanen me e njigju
me ankime t’saj prej gruje,
qe pernate ftyren ma ndrron,
here si molle e here si ftue .
Sot po du vec fluturim,
menje e zemer me i cu peshe
e me i nis me permallim ,
n’ato vende qe kan deshte.
N’ato brigje e rudina
me i knaq un tu i shetit.
Me uj t’prronit me u shu etjen,
bjeshkve n’gryk ka jane tu u njit.
Me nje dore me mujt me i mledh ,
tan cka jane kto bukuri .
Kish me dasht persa te kem jeten,
n’zemer temen me i perfshi …
Mos me luni prej andrrimesh,
m’leni shtatin me e pushu.
Vetem sot, se neser prap
cohem puneve me ju shtru.