Monday, October 7, 2024
BallinaNgjyra jeteKëshilla e një të mbijetuari të kampit të përqëndrimit drejtuar mësuesve.

Këshilla e një të mbijetuari të kampit të përqëndrimit drejtuar mësuesve.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në një kamp përqendrimi , u gjet një letër drejtuar mësuesve: “Të dashur mësues e profesorë, jam një i mbijetuar i një kampi përqendrimi. Sytë e mi kanë parë tmerre që asnjë njeri nuk duhet t’i shohë. Dhoma gazi të ndërtuara nga inxhinierë të kualifikuar.Fëmijë të helmuar nga mjekë të kualifikuar.Të porsalindur të vrarë nga infermiere të kualifikuara.Gra e fëmijë të vrarë e djegur nga njerëz të diplomuar.Prandaj, kam dyshime të forta për sa i përket arsimimit.Kërkesa ime është kjo: Ndihmojini nxënësit dhe studentët tuaj të bëhen humanë.Puna juaj nuk duhet të prodhojë përbindësha të stërvitur apo ekspertë psikopatë.Të lexuarit, të shkruarit dhe njohuritë matematikore do të jenë të vlefshme vetëm nëse i bëjnë bijtë tanë më humanë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT