Saturday, July 27, 2024
BallinaSportEriksen shumë afër rikthimit në premierligën angleze

Eriksen shumë afër rikthimit në premierligën angleze

Ish-mesfushori i Tottenhamit dhe Interit, Christian Eriksen raportohet se po i afrohet një rikthimi në Premier Ligë.


Eriksen, 29 vjeç, aktualisht është pa klub pasi u detyrua të largohej nga Interi pas një sulmi në zemër gjatë Euro 2020.

Për shkak të kësaj, reprezentuesi nga Danimarka i është vendosur një pajisje ndihmëse në zemrën e tij dhe tashmë ai ka marr dritën jeshile për ta vazhduar karrierën e tij nga mjekët, por kjo nuk është e mundur në Serie-A për shkak se rregulla në fuqi nuk e lejojnë këtë, andaj kthimi në kampionatin anglez duket shumë i mundshëm.

Në fakt, pak ditë më parë, trajneri i Tottenhamit Antonio Conte e la derën hapur për rikthimin e Eriks4enit në “White Heart Lane”, por janë mediat angleze ato që raportojnë se lojtari është shumë afër marrëveshjes me Leicester Cityn dhe trajnerin e tyre Brendan Rodgers, përcjellë KosovaPress.

Pavarësisht se nuk dihet se ku do të jetë destinacioni i ardhshëm i mesfushorit krijues, do të ishte e drejtë të supozohej se shumë klube janë të interesuara për të rekrutuar ish-yllin e Tottenhamit.

Duke u paraqitur në 305 ndeshje, në të gjitha garat për Tottenhamin ngaviti 2013 deri më 2020, Eriksen shënoi 159 gola.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT