Sunday, October 13, 2024
BallinaVitrina e libritUrtësiThënie të urta nga Gjergj Fishta

Thënie të urta nga Gjergj Fishta

Gjergj Fishta (1871 – 1940) ishte frat françeskan, poet, shkrimtar, përkthyes, arkitekt, deputet dhe anëtar i Akademisë Italiane të Shkencave.

Ai vlerësohet si një prej figurave më të mëdha intelektuale dhe patriotike të historisë së kombit shqiptar.

Ai ishte kandidati i parë shqiptar për Çmimin Nobel për Letërsi dhe mbrojtës i kauzës shqiptare në arenën ndërkombëtare. Fishta ka dhënë kontribut të madh edhe në Kongresin e Manastirit, për alfabet e sotëm, ndërsa ka qenë edhe sekretar i Përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris.Gjeni më poshtë, një përmbledhje nga Gazeta Ciceroni të disa prej thënieve më të mençura të Fishtës, i cili është cilësuar edhe si Homeri shqiptar:

Iurti kurr nuk ngutet, prej burrnís e jo prej tutet.

Injoranca dhe krenaria shkojnë bashkë si shtati e hija.

Vërtet ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë.

Edhe hâna do t’a dije, edhe dielli do t’ket pa, se përqark ksaj rrokullije, si Shqypnija vend nuk ka!

Ma kollaj asht me mbushun një thes me pleshta sesa me i ba bashk dy shqiptarë!

Njerëzit janë tanë njisoj prej natyrës, edukata i ban me u dallue!

Shqiptarët kallzojnë njate çka s’duhet, e mshehin njatë çka e di tanë bota!

Pak din njaj që ja kallzon të tana grues!

Në kjoftë se provon, mundesh me hupë, por në kjoftë se nuk provon – je i hupun gjithsesi!

Në kjoftë se thue at çka dishron, duhet me ndie edhe ate çka nuk e dishron!

Ma mirë n’vorr me u kja për mallë / se nën shkja me ndejë për t’gjallë,,,

Në rast se ata nuk na duan në një shtet të vetëm, pasi thonë shqyptarët qenkan muslimanë, aherë… na kristianët do t’i shkriejmë kryqet tona dhe do t’i bajmë fishek me mbrojt vllaznitë tanë muslimanë shqyptarë!

Më dhemb kryet me njato parla-parla të parlamentarëve: dokrra pa kokrra!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT