Thursday, November 21, 2024
BallinaLajmeShkretëtira e Saharasë mbulohet nga bora

Shkretëtira e Saharasë mbulohet nga bora

Shkretëtira e Saharasë është mbuluar nga dëbora pasi temperatura ranë nën zero.Ky është fenomen shumë i rrallë në shkretëtirën më të madhe në botë, ku temperatura maksimale ka qenë 58 gradë C.Fotografi Karim Bouchettarealizoi fotografitë pasi temperaturat gjatë natës ranë në -2 gradë.Kjo është vetëm hera e pestë në 42 vitet e fundit që është parë borë mbi rërë.Në të kaluarën, kjo gjë kishte ndodhur më 1979, 2016, 2018 dhe 2021. Ain Sefra, e njohur edhe si “Porta e Shkretëtirës”, shtrihet rreth 910 metra mbi nivelin e detit dhe është e rrethuar nga Malet Atlas.Shkretëtira e Saharasë përbën pjesën më të madhe të Afrikës Veriore dhe ka pasur disa herë ndryshime të temperaturës dhe lagështirës në qindra mijëra vitet e fundit.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT