Thursday, June 19, 2025
BallinaKulturëFilmSot nis votimi për ‘’Oscars 2022’’, Dua Lipa tregon mbështetjen për filmin...

Sot nis votimi për ‘’Oscars 2022’’, Dua Lipa tregon mbështetjen për filmin kosovar ‘’Zgjoi’’

Ditën e sotme (e enjte) do të nis procesi i votimit të anëtarëve të jurisë për çmimin e Akademisë së Filmit, “Oscars 2022”.

Kosova për herë të parë është futur në listën e ngushtë në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar” me “Hive” (Zgjoi).
Fushatës promovuese në rrjetet sociale i është bashkuar edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Ylli nga Kosova ka shpërndarë në InstaStory postimin që regjisorja Blerta Basholli ka publikuar në Instagram.
Krijuesja e hitit “Levitating” ishte takuar personalisht me Blertën dhe aktoren Yllka Gashi në kohën kur filmi kishte premierën në Washington DC.

E njëjta madje inkurajoi të gjithë ta shihnin filmin dhe se që atëherë shprehu dëshirën për Oscars.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT