Saturday, November 23, 2024

Ukrahinë

Se si më tingëllon sot,

Ky emër i lashtë sa jeta.

Më vjen ta shqipëroj,

Uuuuu- krahina!

Si t’ishte ajo e gjitha

Trojet e mija!

Apo toka e re, zbuluar

Siç thirri Vespuçi dikur

Kjo është Bota e Re

Më vonë e quajtur,

Amerika!

S’të dua për pasurinë,

Që mbart në shtatin tënd,

Ukrahinë!

Të dua dhe kam për t’dasht

Për shpirtin e mbijetesës,

Për rezistencën,

Për të drejtën,

Për padrejtësinë e botës,

Shkarkuar sot mbi ty,

Me frymë perandorësh,

E nerv gjakatarësh,

Që s’dinë të ngopur,

Ukrahinë!

Sa afër meje, je sot!

I ndjej klithmat e nënave.

Në zemër më trokasin fort,

Të qarat e fëmijëve…

Sot je dhimbja ime,

Ukrahinë!

Siç dhembin zemrat e fëmijëve,

Kur nanën të plagosor e shohin

N’shtratin e vdekjes,

T’shtrimë!

E ç’të bëj për ty sot?!

Krahina halleshumë,

Veçse të bërtas n’kup t’qiellit:

Në djall vafsh, Putin!

Në djall carët e carizmi

Perandorët e kohës,

Së perënduar…

Nē djall kjo botë e fjalëve,

Që s’flet as vepron,

Por arra thyen në gojë!

Mekanizma t’ndryshkun t’kohës

Që koha po u ikën!

Ukrahinë,

Dhimbja e botës sot,

Je dhe imja krahinë.

Se dhe unë,

Krejt si ti…

Padrejtësinë s’e pranoj

As gjuhën e t’fortit…

Dot s’e duroj!

Ukrahinë!

Poezi nga poeti Llesh Ndoj

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT