Tuesday, May 21, 2024
BallinaLajmeKosovari i del në ndihmë shqiptares nga Ukraina, e strehon në shtëpinë...

Kosovari i del në ndihmë shqiptares nga Ukraina, e strehon në shtëpinë e tij

Në mesin e shumë njerëzve që po ikin nga Ukraina këto ditë pas sulmit të Rusisë, ndër to ka qenë edhe shqiptarja, Neli Supur e cila bashkë me djalin e saj ju kanë bashkuar familjes Pacolli në Gjermani.


Shqiptarja Neli Supur nga Ukraina, së bashku me djalin e saj të vogël, pas fillimit të luftës në Ukrainë, vendosi të largohej nga vendi ndërsa burri i saj shkoi në luftë.

Ndërkaq kosovari, Sheip Pacolli, i cili së bashku me familjen jeton në Gjermani, pasi dëgjoi thirrjen e Nelit nga ekrani i Top Channel, shkoi në kufirin e Ukrainës me Poloninë për të marrë Nelin dhe Ervinin e vogël.

Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli bën me dije se është takuar me Nelin dhe Ervinin.

“Më në fund u takuam me Nellin. Nelli është e lodhur pak por tash është mirë edhe djali Ervini i vogël është shumë mirë dhe në duar të sigurta. Mos e kontaktoni Nellin sepse telefoni si bën, as interneti. Tani u nisëm nga Medyka Poloni dhe po vazhdojmë për Gjermani”, shkroi ai.

Neli ka veç një lutje, të marrë fund kjo luftë dhe biri i saj të ketë mundësinë të përqafojë të atin.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT