Sunday, April 20, 2025
BallinaNgjyra jeteHumorNjë rus, me origjinë hebreje, u lejua të emigronte në Izrael.

Një rus, me origjinë hebreje, u lejua të emigronte në Izrael.

Në aeroportin e Moskës, teksa i kontrollonin bagazhet, një doganier rus pa bustin e Leninit midis sendeve të tjera dhe pyeti: “Çfarë është kjo?”Çifuti u përgjigj: “Pyetja ‘çfarë është kjo’ është e gabuar, miku im! Duhet të pyesje se kush është ky? Ky është shoku Lenin. Ai hodhi themelet e socializmit, solli prosperitet për rusët.Doganieri i turpëruar rus, i tha: “Të lutem kalo”!.Në aeroportin e Tel Avivit, doganieri e pyeti njejt për bustin: “Çfarë është kjo?”Çifuti: “Çfarë është kjo” është pyetja e gabuar, zotëri! Ju duhet të pyesni: Kush është ky? Ky është Lenini, një zuzar prej të cilit ika nga Rusia. E mora me veti këtë bust për ta sharë çdo ditë.Doganieri izraelit pasi i kërkoi falje, i tha të kalonte. Kur u kthye në shtëpi, hebreu vendosi bustin në tryezë.Ai ftoi të afërmit për darkë dhe një i afërm e pyeti: “Kush është ky?””I dashur, “Kush është ky” është pyetje e gabuar. Duhet të pyesje se çfarë është ky? Ky është hiç më pak se dhjetë kilogramë ar 24 karatësh, pa doganë e taksa”!Politika është, në varësi të audiencës, të flasësh për të njëjtën gjë në mënyra të ndryshme. dhe rezultati nuk do të mungojë. / E huazuar

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT