Sunday, April 20, 2025
BallinaShowbizZbulohet arsyeja pse Kylie ia ndryshoi emrin djalit të saj

Zbulohet arsyeja pse Kylie ia ndryshoi emrin djalit të saj

Kylie Jenner dhe Travis Scott treguan disa ditë më parë për fansat e tyre se kishin vendosur të ndryshonin emrin e djalit të tyre të vogël, sepse ndjenin se nuk ishte emri i duhur për të.


Ylli 24-vjeçar, njoftoi në fillim të kësaj jave se fëmija i saj i dytë nuk quhej më Wolf.

Një burim i brendshëm tregoi për ‘People’ se: ” Kylie dhe Travis e pëlqyen shumë emrin Wolf, por pasi u djali i tyre erdhi në jetë, u ndjenë sikur emri nuk i përshtatej atij.

“Ata donin të zgjidhnin emrin e përsosur për të”. Ndërsa burimi shtoi se “Kylie do ta zbulojë emrin e tij kur të jetë gati”.

Mirëpo fansat janë të bindur që Kylie vendosi ta ndryshojë sepse ish-shoqja e yllit, Tammy Hembrow e akuzoi atë se kishte kopjuar emrin e djalit të saj gjashtëvjeçar Wolf.

Ndërkohë, që ditën e hënë, Kylie ndau edhe një video në YouTube kushtuar djalit të saj dhe rrugëtimit të shtatzënisë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT