Friday, March 14, 2025
BallinaVitrina e libritMarjola Salataj-Dehja e një nate

Marjola Salataj-Dehja e një nate

Nuk di se ç’pati kjo nata sonte?

A unë me natën , ç’pata vallë?

Njëmijë mendime ,vërdall më vinin,

Heré mjalt më ishin, heré zjarr me fjalë.

Nén qetësinë e errësirës ,

Qetësinë nuk po gjeja aspak,

I shkunda themelet e shpirtit,

U enda natën si endacak.

Sa shumé me veten, këtë naté fola,

Sa nuk kisha folur më paré,

Qava dhe qesha der né té zbardhur,

Mu duk krejt vetja si e marré.

Ndoshta për veten nuk jam kujdesur,

E kam rënduar, lëndur shumé,

Por kjo dehja e kësaj nate,

Mé rizgjoi ,s’më la në gjumë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT