Tuesday, June 3, 2025
BallinaVitrina e libritAndris Lleskai-Tempulli i artistit

Andris Lleskai-Tempulli i artistit

Tempulli i artistit

Në Tiranë e ngrenë ni xhami të bukur,
ia kalon ne asaj “Blu” në Stambollë,
veç deti mungon ezanin me ia përkunun,
e n’vend t’detit, rrazë i rredh Lana fjollë.


Në Tiranë po e ngrejnë ni kishë të bukur,
po ia lartojnë at kullën e kambanares,
tash mas kmonës kanë me ardhë me u lutun
do te kisha Vatikanit, do te xhamia Stambollës.


Në Tiranë asht tu u ngrejt ne “Kulla e Gjallit”,
në Tiranë ka sinagoga, teqe, çdo lloj perenie,
ngrehen përditë tempuj si kulla e Babelit,
kishën e xhaminë i danë, veç ni seli partie.


E ato si e kanë ni teser partie
dinë me e lutë Zotin me gjithkah,
dinë me i ardhë çdo feste në për fije:
Nevruz, Krishlindje, Bajram, Pashkë, Hannukah.


Në Tiranë të gjitha munesh me i gjetë,
bash t’gjitha gjuhët si te kulla në Babel,
munesh me lind, m’u pagzu, synetu, me dekë,
veç në Tiranë s’mun ta gjesh: qoftë ni Teatër!


Tirana munet me ti falë të tana mkatet,
e me ta pastru shpërtin, me ta çu n’hava,
e megjithse n’Tiranë zhvillohen të tana aktet,
n’Tiranë s’ke ku me qeshë, as s’ke ku me qa.


E regjizori vun, del n’televizion tu’u qa
se Tiranës iu prish ka 2 vjet Teatri,
e dramën e Fadil Krajës s’ka ku me e ba,
dhe pse kudo punohet, po veç për kulla Babeli

.

N’fun’ të provave, pështjellohet thellë i shkreti:
-N’fillim do shkojm në një Pallat Kulture n’Rrogozhinë,
n’Shkodër, n’Prizren… po flas me çdo lloj qyteti…
Se Zotat ranë n’teatër, mrapa n’tempuj,
n’Tiranë hala se dinë.


TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT