Sunday, June 1, 2025
BallinaVitrina e libritDIKUR SOFRAT - N‘ODAT TONA!

DIKUR SOFRAT – N‘ODAT TONA!

Poezi nga Fetah Maliqi

DIKUR SOFRAT – N‘ODAT TONA!
Eh, nëna ime ndjerë,
ti sot mu kujtove!
kur gatuje bukën
në sofër shtroje.


Na ftoje në sofër
të gjthë të ulëmi,
të fillojmë të ngrënim
bukë pogaqen e madhe!


Filloje daullja të bie
bum, bum pa ndalë,
sa gëzime që kishim ne fëmijët,
bëni iftar tani: Nëna na thoje.


Me buzëqeshje hare
i lutëshim Zotit të madhërishëm,
të na pranoj agjërimin
për këtë ditë të bekuar të Zotit.


Kujtimet e tua, kurrë s’do i harroj,
ishe nënë bujare, varfëri të madhe!
por kurrë sofrën, sofrën e madhe,
nuk e lëre bosh, pa krip e bukë nore.


Në prag të iftarit pika loti pikuan,
mua kujtua sofra e madhe që shtroje,
copa bukë misëri na shpërndaje,
varfërin që kishit, kurrë su dorzove!


O Zot i madhëruar na fal-mëshiro,
dhe na udhëzo në rrugën tende të drejtë!
Për punënt dhe veprat tona të mira,
na shpërblej me begafitë mirësit tua,
në këtë jetë dhe në jetën e pasosur,
ne parajse me të larta Firduesi…
– Dashtë Zoti i plotëfuqishëm –
A M I N

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT