FJALËT E DASHURISË
Fjalët s’mjaftojnë për të jetuar
As për të hedhur në erë një qytet
As për të qepur një zemër të thyer
Por fjalët ngjallin shpresë…
Dhe unë, e dashur, nuk jam kursyer
Sa fjalë dashurie, të kam dhuruar
Sa po ti mblidhja do ishin porsi yje
Dhe me to qiellin do kisha pushtuar…
Se fjalët shpirtin na kanë shëruar
Diellin kanë zgjuar ndër rrebeshe
Fjalët na dhanë gjithë ç’na ka munguar
Dimrave si te ngrohta veshje…
E fjalët për ty kurrë si kam reshtur
Të kam thënë, “të dua”, me mijëra herë
Në zemrën tënde i kam gdhendur
Si një tufë lulesh për ty i kam prerë.
Poezi nga Rifat Ismaili