-Këshillë…
Dëgjoj kërkëllimat e shkallëve,
me trake-truke që ngjiten lartë ,
kujdes u them ngahere shokëve,
shkallorja mes veti rrezikun mbartë.
Dëshiroj në jetë të jem këshillues,
për të paditurit me mendje regres,
dua të qetësoj furrinë e mendjes racionale,
këshilla publike me interes ,po jo personale.
Familjarit i them mendo veç për familjen,
se gruaja sheh yjet e arta në qiellin lartësi,
se ajo është ëngjëll për shtëpinë e fëmijën,
vlerësoje gruan se është libër në përjetësi.
Shpirti qesendisë dijet për mrekullitë,
mos e përdor veshin e mprehtë prapa njeriut,
se zemra do të ketë telashe për aktin e përgjimit,
vështirë të marrësh në jetë kabullin e pendimit
.
Mos e shiko vëngër veten në pasqyrë,
pëlqe bukurinë e shpirtit tënd se e ke detyrë,
përshëndete çdo fjalë ,çdo këshillë është e vyer,
sepse post bamirësisë nuk ka shtegëdalje tjetër…
-Ditë e re…
Nesër është një ditë e re,
pas një nate të errët ogur për ne,
ndaj pres të ndjehem mirë,
për gjërat që do ti bëj me dëshirë
.
Nesër pres të ndjehem më mirë,
ta kaloj ditën me vullnet të lirë,
të mirë, të qetë,me paqe me të tjerë,
po që ta realizosh duhet të jesh mjeshtër.
Dhe tek valët e punës të rrëmbejnë,
e kur lodhjet e ditës trupin rëndojnë,
por padashur koha më befasoi,
qiellin,muzgu i mugët e mbuloi.
I menduar ,unë mbeta në pritje,
të një mëngjasi tjetër të mirë,
i ëmbël,i butë,i mëndafshtë çdo gjë e re,
çdo punë e kësaj dite ti vijë era pranverë.
Thonë,rregulli dashuron rrëmujën,
ëndje mëngjesore për një ditë të re,
lindja e ditës së re ,është akt sublim,
kur nata të ketë rënë do flasim për dashurinë….
–Karvani i mortit…
Shoh autobuza e makina dyzinë,
vargojnë të heshtur se përcjellin mortin,
nuk shoh ëngjëllin e zi që shoqëron tabutin,
që mbi kokat e njerzve bën heroin.
Shoferët kët rrugë bëjnë sa herë vdekjen përcjellin,
kokën varur veç rrugën shikojnë se zbatojnë zakonin,
pasagjerët me të zeza po këta drejtojnë veç timonin ,
të pllakosur nga dhembja shohin veç nxitimin.
Karvanit i prin para arkivoli i mortit,
kuisje nuk ka të pikëlluar arkivolin shoqërojnë,
me zë të shuar bëlbëzojë se mos kufomën zgjojnë,
me ndonjë fjalë nën zë thonë e dhimbjen konsumojnë.
Vdekja mban në ankth gjithë njerëzinë,
me dhimbjen dhe heshtjen me inerci i përcjellin,
me lutje ,e falje ndaj perëndisë kapërdijnë mortin,
heshtje varri demostrojnë se mos zgjojnë demonin.
Ah,sa e ndjejnë pranin e vdekjes karvani tani,
frymë marrin shpesh që të kujtojnë pavdekësinë,
ka herë që ofshajnë njerëzit e tij gëlon kamioni,
kortezhi i mortit mes dhimbjes bën varrimin..