S’ paskam jetuar.
Një ditë e di,do më kërkosh,
Nga skutat e shpirtit,do më nxjerrësh,
Sepse nuk munde të më harrosh,
S’ ja dole mbanë,kujtimit therës.
Dhe do mundohesh ,veten të falësh,
Që vitè ndenja aty e mbyllur,
Me sytë pêrlotur ,do të ndalësh,
Në zemrën totalisht të ndrydhur.
Dhe do kërkosh një fije shprese,
Që pas të kthesh kohën e shkuar,
Dhe do pranosh brenda vetes
Që pa mua, s’ paske jetuar.
Dhe shpejtë do vijë ajo ditë,
Që do shfaqesh i penduar,
Pa vonuar do kuptosh,
Qê dhe unë pa ty, s’ paskam jetuar.!!!!!!