Trajnerët e “The Voice Australia” thuhet se janë bashkuar për të kërkuar paga të barabarta nga Channel Seven në vlerë ‘më shumë se një milion dollarë (950 mijë euro) secili’, nëse i njëjti panel do të rikthehet për sezonin e vitit 2023.
Sipas Woman’s Day, Guy Sebastian ka udhëhequr sindikatën e trajnerëve pasi e konsideroi pabarazinë aktuale të pagave si ‘të padrejtë’.
Treshja e përbërë nga Guy Sebastian, 40 vjeç, Keith Urban, 54 vjeç, dhe Rita Ora, 31 vjeçe, pagat e të cilëve thuhet se përbëjnë pjesën më të madhe të buxhetit të spoektaklit të talenteve, po lobojnë në emër të Jessica Mauboyt, 32 vjeçe, e cila thuhet se fiton më së paku nga trajnerët”.

“Pasi ishte në serial për disa kohë, ai e di se ai mbijeton në dinamikën dhe kiminë e trajnerëve. Ai ka besim në heshtje që kërkesat e tyre do të plotësohen”.

Grupi thuhet se po kërkon nga një milion dollarë (950 mijë euro) secili pasi u frymëzua nga kasti i “Friends”, të cilët në vitin 2002 u mblodhën së bashku për të siguruar që ata të paguheshin në mënyrë të barabartë për dy sezonet e fundit të serialit.
Ndërsa përflitet se Mauboy merr pagën më të ulët, kolegët e saj trajnerë thuhet se besojnë se ajo ‘meriton më shumë’.

“The Voice Australia” ka dëshmuar të jetë një hit për Channel Seven, duke rrëzuar nga fronti shfaqjet si “Lego Masters” të Channel Nine dhe “MasterChef Australia” për nga shikueshmëria.
Premiera e spektaklit të talenteve ishte spektakli argëtues më i ndjekur i natës.

Shifra e vendosi atë përpara premierës së “Lego Masters”, e cila kishte vetëm 672,000 shikues.
Ndërkohë, “MasterChef Australia” tërhoqi vetëm 545,000 shikues për episodin e tij të parë.