Thursday, September 29, 2022
BallinaSportBarcelona ka arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit të Leeds United, Raphinha.

Barcelona ka arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit të Leeds United, Raphinha.

Raphinha ka kontratë me Leeds deri në vitin 2024, por interesimi i klubeve të shumta ka ndikuar që ai të mendojë largimin nga ekipi i tij.

Sipas Fabrizio Romano, Barca ka arritur marrëveshje të plotë me agjentin e lojtarit, përcjell lajmi.net.

Marrëveshja thuhet të jetë arritur në shkurt, me ekipin katalanas që ka ofruar kontratë pesëvjeçare.

I vetmi problem mbetet klauzola e largimit, kjo pasi Leeds kërkon 55 milionë euro.

Shumë kjo që për blaugrana duket e lartë.

Mbetet të shihet nëse drejtuesit e klubeve do të akordohen për shumën, pasi klube të tjera të Premier Ligës kanë shfaqur interesim për brazilianin

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT