Monday, September 25, 2023
BallinaVitrina e libritE diela poetike me vargjet e poetes Ana Tisi

E diela poetike me vargjet e poetes Ana Tisi

Sy bukurës!
Yll i parë që del me natë…
Më bën zjarrr, më shuan prapë.
Seç më ndez , më bën të ri ,
moj e bukur si hënêz ti.


Fjalët e tua si kroi m’flladitën
Edhe jetên ma përndritên.
Yll i parë me sy të shkruar,
unë për ty jam permalluar

.
Se jam djeg e përveluar,
moj capkënia e latuar.
Pranë m’kalon pa zbardhur dita,
moj sorkalle shumê të prita
.
Nga shtëpia te burimi,
të shoqëron me këngē bilbili.
O bilbil tu zgjatêt jeta,
se sybukrën unë e gjeta.

QYTETI I HARRUAR
Në fletet e verdha shkruar
historia mitike e qytetit te harruar,
zbrazetia dhe boshlleku qe ai ka krijuar.
Aty flitet qarte dhe paster per nje histori,
per dy te dashurur, te munduar ne lengate ,
te tradhetuar nga pabesi.


Se prej dashurise se tyre nisi dhimbja,
lufta e gjitha kjo histori,
ishin dy shpirtra te dashuruar qe u vrane ne pabesi,
te dy bij mbreterish
per ta eshte shkruar kjo histori.


Aty flitet per lule tulipanesh
te thare nga dhimbja e qytetit,
per trendafila me petalet shperndare buzes se detit,
flitet per shpirtra te munduar


e njerez te vrare nga force e kiametit.
Aty shkruar plot dhimbje e vertetsi ,
sot si gojdhënë duket
por shkruhet e ndiehet ne shpirt, çdo dhimbje,
çdo lot, cdo gjë që solli shfarosje, kobëzi.

ZJARRI ME EMRIN DASHURI
I bukuri i dheut për sytë e mi
Dashuri që me fut në përjetësi
Kudo hedh sytë të shoh veç ty
Kudo ku gjendem, je edhe ti…


Je si dielli që në qiell ndriçon
Je si drita që mëngjeseve agon
Je si nata që sa erret qetëson
Je ai që zemra ime pranë kërkon


Pres të t’puth dhe njëherë,
Të më behet dimri pranverë,
Të mos shuhet zjarri që kam në gji
Është zjarri më i bukur me emrin dashuri.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT