DIAGRAMA E VDEKJES
Në jetë, askush nuk më pret,
dhe erë e vjeshtës mungon.
Shpirtrat rrëzohen nga qiejt në det,
kjo kohë ngjarjet masakron.
Plakem çdo ditë si eremit,
çdo çast veten e përsos.
Në jetë vdekjes i jam besnik,
mes librash fatin e varros.
Mbi barkun e stinëve shkruaj ” LIRI”,
dhe veten shpenzoj si një zjarr.
Përqark meje, vallëzojnë njerëz të mirë
për çdo herë, gjithnjë e më pak…