SHQIPONJA KËRKON LIRI
Në dritaren time dielli ndriçoi,
Një shqiponjë krenare qëndroi.
Ajo me guxim më pa në sy,
Tha: Dua të fluturoj në liri!
Dua në qiell të kem hapësirë.
Të fluturoj me krahë të lirë!
Në Shtëpinë e Bardhë të shkoj,
Të drejtat e shqiponjave të kërkoj.
Mbi skifterin të vihet drejtësi!
Duam liri, duam liri, duam liri!
Mos na hanë skifterët në befasi!
Në shtëpinë tonë të kemi siguri
.
Skifterë s’duhet të ketë fare.
Jemi besnike, krenare, bujare.
Jemi të zonjat në fluturim,
Me meshkujt nuk kemi dallim …