MIQTË
Unë s’ i dua kurrë miqtë që krekosen,
As s’ i dua miqtë shumë fjalamanë,
Madje më bëjnë keq edhe vrerosem,
Sado ata pesë pare kurrë s’ i dhanë
.
S’i kam dashur kurrë miqtë me dyshime,
Sepse njeriut njëherë i themi mik,
Por ç’ e do që kur të vrasin pas shpine,
Ç’ mund t’ i thuash mikut veçse:IK?
Mund të kenë ata dhe mjekërr të zbardhur,
Edhe një bastun me vete mund ta kenë,
Por janë Judër nëpër kohëra ardhur,
Që nën këmbë ta gërryejnë edhe dhenë.