Friday, March 29, 2024
BallinaVitrina e libritNatasha Ilia-PUTHJA KA FESTË..??

Natasha Ilia-PUTHJA KA FESTË..??

PUTHJA KA FESTË..??
Për puthjen vargje kam shkruar,
Puthja dje ish e ndaluar..
Sot puthen në rrugë e parqe..
Në buzë,në sy e faqe….


Puthja është e shenjtë,
Ajo bashkon njerinë ,
Ne brezi i vjetër pak dimë..
Shumë s’njohën dashurinë…


Atëherë qej e vyer shumë,
Puthja e parë linte pa gjumë,
Tani puthja është e modës ..
Puthen në sy të botës….


Dhe unë s’dija..që kish festë..
Po e mësova duke shkruar…
Dhe gjithmonë i shkruaj vjershë
Puthjes që shpirtra ka përvëluar..


Shumë putheshin fshehur..
Se mos i shihte njeri..
Puthja i kishte dehur…
E para ishte magji..


Puthja frymëzon poet/poete..
Vargu i tyre bëhet dete..
Puthja u shënjtëroftë
Zoti gjithmonë e bekoftë


Po e deshe një njeri..
Puthe në sy,faqe, gushë..
Fali veç lumturi…
Ëmbëlsi jepi në buzë……!!?

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT