Jam i humbur…
Ta ndiej shikimin e përhumbur oj nënë,
Te trokiten vitet e pleqërisë nën trysnin e dhimbjes,
Akoma në pritje plotë dhimbje e mërzi
Akoma varrin nuk ma di,oj nënë ti..
Ah moj nënë e dashur,ka plotë të tjera si ti
Në vetmin e tyre,nuk ju tha loti në sy,
E për peshën e dhimbjes,që i mbyllët në dry.
Ngriteni zërin o të mjerë,pse uleni në bisedime,
Kur akoma mbajnë përgjegjësi për ne,
Mbetem të harruar,e të humbur në varret masive
Sa do të dëshiroja ta largoj lotin e dhimbjes,
Ty dhe shumë nënave tjera,
Që ua shuan familjen të vetmen dashuri,
Për shumë vite krijove një jetë, e sot ti tretesh në vetmi.
Nênë kur ulesh ne tryezen e bukës
Ne të gjithë jemi mungesë,shikimi yt i dhimbshem,
E vetmuar në mes të 4 mureve,e kafshatat të rëndojnê
Nënê të ndiej,vitet ti ka tretê dhimbja e jonë…
O nënë e imja e shumë nëna t’tjera ,
E shume gra të veja,e shumë fëmijë jetim,
Na lan te harruar në mëshirën e fatit,
Vallë si ulen ata në sofrat e tyre për të ngrënë.
Ah moj nëna ime që bart shume kujtime,
Kujtime të kryposura nga loti i dhimbjes për ne,
Plagë e peshuar me tonelata lotë, sikur lumenjë
Kur rrjedhin me rrëmbim…
Të derdhura për mungesën e eshtrave tonë,që u harruan,
Në erësirën e ketij dheu,e në gropa që na hudhën ata maskarenjë,
Tej e përtej tokave tona mbetëm e u tretëm…
Na harruan oj nënë se nuk ndiejn dhimbje si ti,
Si ai ,e ato e shumë familje tjera,
Që ndien peshën e dhimbjes qoftë edhe një gjymtyrê të na gjejnë,
Na harruan oj nëna ime që thinjat ta mbuluan kokën,
E edhe pak ditë do ta pëqafon botën tënde tê harruar,
Ikin vitet një nga një,nuk luftojnë për ne,
Që dheun ta ndiejm secili veq e veq…
Qoftë edhe njê gjymtyrë nëse e kem,
E në dheun e kësaj toke të ujitur me gjak,
Me gjakun e derdhur rëke
Ta gêzojmë oj nëna ime,edhe ne një fole.
Vetëm atëherë ti do ti mbyllësh sytë…
…………………………………………..
Plagë e pashëruar…
Mos mos mi vrit ëndrrat e mia
Jam e pastër linda nga dashuria
Mos më shkel në nderin tim
E të ardhmen mos ma nxij.
Sigurt ke nje vajze n’moshën time,
Mendo si do te ishte ndier ajo,
Mos të lutem mos më lëndo,
Jetën time mos ma shkatërro.
Eh sa lutje i bëri e gjora vajzë,
Lotë rrëke i shkonin asaj,
Ai shka gjakpirës nuk e kurseu,
Mbi trupin e saj të tijën e kreu.
Ajo viktimë më pas ju përgjëru,
Më vrit të lutem,sdua me jetu,
Më mirë të kisha ndrru jetë,
Se sa nderi me mu prek.
E luti në gjuhën e bukur amtare,
Po ai i pashpirt skuptonte fare,
Ah si ajo këtë tmerr,e patën shumë,
Më mirë vdekjen se tê abuzume..
Ah kjo plagë e pashëruar,
Sa ankthe e tortura kan përjetue,
Sa nê faj ndihen ato të gjorat,
Dhunimi plagë e trojeve tona…
…………………………….
Po ju pret nana..
Eja në përqafimin tim,
E ma shuaj këtë trishtim,
Eja po te pres me padurim,
Eja sikur vesa ne agim.
Eja me shpejtë më përqafo,
E lot nga syt mi largo,
Plagët e zemrës t’nanës,
Vetëm ti mi kuron.
Eja ti sa ma shpejtë,
Nana te dera po te pret.
Se më trokiti pleqëria,
E më pllakosi mërzia.
Me padurim po e pres,
Pushimin tënd me ardh,
Ditët po i numëroj,
Malli për nipin mka marr.
Dua ta përqafoj gjyshja,
Po kam frikë se s’do t’ju shoh,
Se pleqëria më erdhi mua,
E sëmundja mu ka diftue.
Kur vini ju pranë meje,
Unë kam mu shërue.
Ah ky gyrbet qoftë mallkue,
Me dhimbje shpirti tu kalue.
Me mall të juaj po jetoj,
Kthehuni dua t’ju përqafoj,
Eja o biri im sa ma shpejtë,
Se një ditë do të ndërroj jetë.
Eja ta takoni nanën për s’gjalli,
E ma jepni ju hallallin.
S’po më mshilen mu kta sy
Pa ju pa edhe njëherë o bijt e mi.
E kur të ju shoh që keni ardhë
Lotët e nanës kan me u tha.
Edhe nëse unë do të vdes
Po ju lë një amanet…
Mos i leni pleqt t’vetmuar,
Me mallin e pashuar,
Se spo na duhet pasuria,
Pleqve po ju mungon dashuria.