Saturday, June 7, 2025
BallinaVitrina e libritKimete Durmishi-Ç`MALL KAM PËR TY KOSOVË

Kimete Durmishi-Ç`MALL KAM PËR TY KOSOVË

Ç`MALL KAM PËR TY KOSOVË
Vend më të bukur
nuk ka askund
as në parajsë
as në tokë


Me plot hijeshi
e bukuri
më del Kosova
para syve të mi
më rrotullohet
si një xhevahir


Sa mall të madh kam
për këtë vend
aty ku u linda
dhe dua të vdes


Kosovë
Gjuha jote më jep bekimin
aty peshon fjala
dhe e ka kuptimin
O ju njerëz kosovar
vlerësoni me shpirt
këtë parajsë


Nuk ka asgjë tjetër
që më pushon
në shpirt


Vetëm atëherë
kur jam në vendin tim
Jashtë kësaj parajse
është gjithçka e hekurtë


nuk gjen ngrohtësi
Botë e ftohtë
tërësisht e akulltë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT